Ali Berisha
Ish-kryetar i Pejës
Ditëlindja: 09.09.1962
Vendlindja: Pejë
Përkatësia: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Ali Berisha është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Si anëtar i kësaj partie, ai është edhe kryetar i Degës në Pejë dhe anëtar i Kryesisë Qendrore.

Gjimnazin e kreu ne Pejë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka specializuar mjekësinë interne. 

Nga viti 1998-1999, ishte pjesëtar i UÇK-së, përgjegjës për sektorin e shëndetësisë në Zonën Operative të Dukagjinit.

Ka qenë kryetar i Komunës së Pejës.

Në vitin 2016, u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në vitin 2017 u emërua zv/ministër i Shëndetësisë.

Jeton në Pejë me gruan dhe 2 fëmijët.

Patundshmëritë

Ali Berisha ka në pronësi një shtëpi në vlerë 280 mijë euro dhe dy parcela toke, vlera totale e të cilave është 113 mijë euro.

Veturat

Posedon dy vetura. Një veturë në vlerë 9 mijë euro në pronësi të tij dhe një veturë tjetër në emër të fëmijëve.

Të hyrat

Në vitin 2021, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ali Berisha ka pasur të hyra vjetore nga buxheti i shtetit në vlerë prej 22 mijë e 452 euro. 

Të hyrat vjetore të pagave të fëmijëve të tij janë prej 22 mijë e 400 euro. 

Paratë Cash

Në vitin 2021, ai nuk ka deklaruar se ka para të gatshme në banka, por në vitet paraprake paratë e kursyera të tij ishin diku rreth 1 mijë e 500 euro.

Kreditë

14,627 euro janë detyrimet e tij ndaj bankave.

Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.