ASK: Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, në krahasim me vitin paraprak
Ekonomi / 1 Dhjetor, 2023
admin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin tetor 2023.

Të punësuarit me pagë primare:

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 374 409 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2022, që ishin 361 822), ka rritje për 12 587 persona, ose 3,5% të punësuar me pagë primare.

Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

Të punësuarit me pagë sekondare

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 242 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2022, që ishin 17 095), ka rritje për 1 147 persona, ose
shprehur në përqindje (6,7%) të punësuar me pagë sekondare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

Punësimi sipas aktiviteteve

Punësimi më i theksuar për muajin tetor ishte te këto aktivitete: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (23,1%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (21,3%); dhe Prodhim (11,2%).

Punësimi sipas aktiviteteve dhe gjinisë (në përqindje), mosha 15 e më shumë për muajin tetor 2023:

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës.

Shperndaje: