Ndalohen punimet në objektin banesor ku planifikohej të ndërtohet çerdhja
Lajme / 10 Maj, 2024
admin

Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në një objekt banesor në Prishtinë, ku në atë pronë me plan urban ishte paraparë të ndërtohet një çerdhe për fëmije. Ky veprim i komunës së Prishtinës ka ndodhur vetëm një ditë pas publikimit të  hulumtimit në Front Online.

Për këtë çështje portali i kishte dërguar pyetje komunës së Prishtinës para dy jave, por përgjigjet ka arritur t’i marre vetëm sot, raporton Front Online.

Në përgjigjet e komunës konfirmohet ndalimi i punëve.

“Inspektorati i ndërtimit ka inspektuar rastin në fjalë dhe ka gjetur se pala është pajisur me leje ndërtimore dhe se ndërtimi i realizuar deri në këtë fazë ka mospërputhje me projektin e miratuar sa i përket llojeve të materialeve të përdorura dhe me këtë rast ka nxjerrë Aktvendim me nr.09-354/02-53141/24 për ndërprerjen e punëve ndërtimore dhe ka urdhëruar mos të vazhdoj me punë ndërtimore deri në rregullimin e dokumentacionit teknik apo kthimin e gjendjes sipas projektit të miratuar”, thuhet në përgjigjet e komunës së Prishtinës.

Ndalohen punimet në objektin banesor ku planifikohej të ndërtohet çerdhja

Shperndaje: