Bedri Hamza
Kryetar i Mitrovicës
Ditëlindja: 8 Nëntor 1963
Vendlindja: Skenderaj
Përkatësia: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Bedri Hamza në tetor të vitit 2021 ka lënë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës për të filluar punën një muaj më pas si kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Për më shumë se një dekadë, Hamza ka ushtruar funksione të larta shtetërore si kuadër i PDK-së, fillimisht si zëvendësministër i Financave gjatë periudhës 2008-2011, më pas- ministër i Financave (2011-2013), Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (2013-2017), sërisht ministër i Financave (2017-2020).

Hamza është magjistër i Ekomomisë dhe kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Në një kolegj privat në Prishtinë ai ligjëron lëndën e Makroekonomisë dhe Menaxhmentit Bankar.

Patundshmëritë

238.000 € është vlera e përgjithshme e patundshmërive të deklaruara nga Bedri Hamza në formularët e deklarimit të pasurisë në vitin 2021, ku përfshihen tri banesa, një shtëpi vikendi, një garazhë dhe një parcelë toke si trashëgimi.

Gjatë një hulumtimi disamujor, Instituti për Hulumtime “Front” ka zbuluar të gjitha patundshmëritë që i disponon kryetari i Mitrovicës së Jugut. Sipas dokumenteve ekskluzive, Hamza ka në emër të tij një banesë në Prishtinë prej 120 metra katror, një garazh prej 16 metra katror që vlerësohen rreth 70  mijë euro, si dhe dy banesa në Mitrovicë të Jugut: njëra 100 metra katror (44 mijë euro) dhe tjetra 55 metra katror (17600 €).

Veturat

Hamza i ka deklaruar dy vetura në vlerë prej 34000 €.

Të hyrat

43.788  €  janë të hyrat vjetore familjare të deklaruara nga Hamza në vitin 2022. Më së shumti të hyra Hamza kishte deklaruar në vitin e fundit si Guvernator i Bankës Qendrore, përkatësisht mbi 57 mijë euro si pagë vjetore e tij dhe rreth 5700 euro- pagë vjetore e bashkëshortes.

Paratë Cash

4800 € para të gatshme Hamza i ka deklaruar në vitin 2021. Më së shumti para CASH, ai kishte deklaruar në vitin 2011, përkatësisht 36 600€.

Kreditë

Në vitin 2022, Hamza i ka deklaruar 55000 € kredi. Kjo është edhe shuma më e lartë e kredive e deklaruar nga ana e tij nga viti 2010 e këndej.

 

 

Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.