Dogana grumbulloi 1.6 miliard euro më 2023 – 135 milionë më shumë se vitin e kaluar
Ekonomi / 29 Dhjetor, 2023
admin

Dogana e Kosova ka arritur që gjatë këtij viti të grumbullojë 1.6 miliard euro, 135 milionë euro më shumë apo 9.5%, se në vitin 2022.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Ai më njoftoi se vlera e konfiskimeve e sekuestrimeve ka arritur në 14.5 milionë euro, përderisa te luftimi i ekonomisë jo-formale vlera arrin në 27.4 milionë euro.

Drejtori njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar për korrupsion 9 zyrtarë doganorë.

“Në vitin 2023, 1.6 miliard euro e 135 milionë. Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me vitin e kaluar për 135 milionë apo 9.5%. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara”.

“Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, ka thënë Llugaliu.

Ai theksoi se mallra të importuara janë 5.8 miliardë euro, apo 5.46% më shumë se në vitin 2022. “Te luftimi i ekonomisë jo-formale 27.4 milionë euro, konfiskimet dhe sekuestrimet 14.5 milionë euro apo 27.46% më shumë. 9 zyrtarë janë arrestuar për korrupsion”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm më tej shtoi se Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e parezervë nga qeveria dhe partnerët si Ambasada e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë që e kanë ndihmuar në avancimin e kapaciteteve, raporton Ekonomia Online.

Madje theksoi se kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë i rëndësisë kritike për rezultatet të deritanishme.

hekuran murati dogana

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushje të buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.

Ministri u pyet edhe për dërgimin e shumë ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, për çka tha se do të respektojnë çdo vendim. Përderisa rreth ankesave për rritje të çmimit të rrymës, tha se kritikat duhet të adresohen të kompanitë furnizuese.

“Nuk kam dyshim në Kushtetuese, por çmime tavan ka gjithë Evropa, nuk ka probleme me kushtetutshmëri, përkundër faktit dhe propagandës që është bërë në qeverinë tonë”.

“Lëvizje apo ndryshim të çmimit nuk ka pasur, mund të ketë ndoshta kilovatë më shumë për familje, ajo duhet të adresohet në operatorin furnizues, unë duhet ta shoh faturën ndoshta ka ardhur këto ditë, nuk e di”, deklaroi ai.

Shperndaje: