Guvernatori Ismaili: Në vitin 2024 parashihet rritje ekonomike prej 4.2%
Ekonomi / 28 Dhjetor, 2023
admin

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili në një konferencë për media ka prezantuar punën e këtij dikasteri për vitin 2023, raporton Front Online.

Ai ka thënë se pavarësisht të gjitha vështirësive me të cilat  janë ballafaquar është i lumtur që BQK edhe këtë vit ka arritur të sigurojë një sistem financiar të sigurtë.

Sipas tij, aktiviteti ekonomik deri në shtator është rritur për 3.0%, ndërsa viti pritet të përmbyllët me 3.4%.

Guvernatori ka deklaruar se presin që në vitin 2024 të parashikohet rritje ekonomike prej 4.2%.

Guvernatori Ismaili ka folur edhe për rritjen e inflacionit duke treguar se shkalla e inflacionit deri në nëntor të këtij viti ishte 5.3% kurse mesatarja për krejt vitin pritet të jetë 5.1%.

Në prezantimin e tij, guvernatori ka folur edhe për remitencat duke thënë se ato deri në fund të viti pritet të arrijnë vlerën prej 1.3 miliardë euro.

Ndërsa ka thënë se si BQK presin qe remitencat për vitin 2024 të shënojnë ngritje më 6.0%./Front Online/

 

Shperndaje: