Hajredin Kuçi
Ish-zëvendëskryeministër
Ditëlindja: 2 Janar 1971
Vendlindja: Pejë
Përkatësia: PDK

Hajredin Kuçi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeverinë e Kosovës, në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër dhe të ministrit të Drejtësisë, si dhe ka qenë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës në 6 mandate.

Profesori i rregullt i fakultetit Juridik të Prishtinës Hajredin Kui, i cili e ka mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinës, ndërsa magjistraturën në lëminë e së drejtës ndërkombëtare në Turqi, gjatë periudhës së viteve 2006-2008 ka qenë kryetar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës, i cili Komision ekspertësh e ka draftuar Kushtetutën e parë të vendit.

Aktualisht ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e mbrojtjes së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte.

 

Patundshmëritë

253 mijë euro është vlera e përgjithshme e pasurisë së deklaruar nga Hajredin Kuçi në formularin e deklarimit të pasurisë të vitit 2021, ku përfshihen dy shtëpi dhe një banesë në Shqipëri.

Përdallim nga viti 2017, në vitin 2010 kur Kuçi ishte zëvendëskryeministër i Kosovës, kishte deklaruar pasuri të patundshme në vlerë prej 400 mijë euro, përfshirë këtu shtëpinë në Prishtinë të ndarë nga Universiteti i Prishtinës në vlerë prej 200 mijë euro dhe 200 mijë euro shtëpinë e përbashkët me vëllezërit në vendlindje, për të cilën ka deklaruar se e ka trashëgëmi nga gjyshi dhe prindërit.

Gjatë një hulumtimi disa mujor Instituti për Hulumtime “Front” ka zbuluar të gjitha patundshmëritë që i disponon ish-zëvendëskryeministri Kuçi. Sipas këtyre dokumenteve ekskluzive, Kuçi ka në emër të tij një shtëpi në Prishtinë që i është vlerësuar 262.500 €, e cila i ka 420 metra katrorë.

Poashtu, sipas dokumenteve zyrtare që i posedojmë ne, Kuçi posedon edhe dy parcela prej 570 metra katror dhe një shtëpi vikendi në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Instituti “Front” ka dërguar pyetje në adresë të Hajredin Kuçit për të marrë informacione nga ai në lidhje me këtë çështje, por as pas dy javë pritjeje i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Të hyrat

55.309 € janë të hyrat vjetore familjare të deklaruara nga Kuçi në vitin 2021. Nga viti 2010 ai vazhdimisht ka deklaruar të hyra vjetore familjare prej më shumë se 30 mijë euro, ku përfshihet paga vjetore e tij dhe e bashkëshortes.

Paratë Cash

32.126 € ka deklaruar para të gatshme në banka komerciale në vitin 2021. Në vitin 2010, kur ka qenë zv/kryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës, i ka pasur 16000 € para të gatshme në banka.

Kreditë

22 mijë € është vlera e përgjithshme e kredive të deklaruara nga Kuçi në vitin 2021.

Vetura

Hajredin Kuçi ka deklaruar se posedon dy vetura. Veturën e tij e ka vlerësuar 13.000 €, ndërsa veturën tjetër e ka vlerësuar 0 €, me arsyetimin se të njejtën e ka ndërruar me një veturë paraprake dhe ka shtuar mjete që i ka marrë nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.