Jakup Krasniqi
Ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ditëlindja: 1/01/1951
Vendlindja: Negroc/Drenas
Përkatësia: Nisma Socialdemokrate

Jakup Krasniqi ka lindur më 1 janar 1951 në fshatin Negroc të Komunës së Drenasit.

Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik, dega- Histori. Më pas, iu kushtua punës si pedagog dhe krahas saj filloi veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga regjimi i asaj kohe në Kosovë.

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie. U angazhua aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe u bë zëdhënës i saj në vitet 1998/1999. Gjatë kësaj periudhe, Krasniqi ishte edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje të Francës.

Në zgjedhjet e para që u zhvilluan në Kosovën e pasluftës u zgjodh deputet. Në periudhën 2002- 2004 ishte ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës.

Pas kësaj periudhe, aktivitetin politik e vazhdoj si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës (2004-2007). Në janar të vitit 2008 u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nga shtatori i vitit 2010 deri më shkurt 2011 ishte Ushtrues i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe më pas u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë karrierës së tij politike, Krasniqi ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK në bisedimet Vjenës dhe nga viti 2014, së bashku me Fatmir Limajn formuan partinë “Nisma Socialdemokrate”, me ç’rast u emërua kryetar i Këshillit Kombëtar i kësaj partie.

Nga nëntori i vitit 2020 është në paraburgim në Hagë, nën dyshimet për krime lufte të ngritura nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

 

Patundshmëritë

Shtëpi

Jakup Krasniqi ka deklaruar një shtëpi me katër ari oborr në vlerë prej 300 mijë eurove.

Sipas një fature të datës 26 janar 2022, të cilën kemi arritur ta sigurojmë, borxhi i përgjithshëm i tatimit në pronë që ka Jakup Krasniqi është 339.25 € euro, për objektin në rrugën “Taip Zeka”, nr 7, në Prishtinë dhe të cilën e ka vlerësuar me 229 mijë euro, ndryshe nga vlera që kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vite me radhë- 300 mijë euro.

Parcela toke

Ish-kryeparlamentari i ka deklaruar 20 hektarë tokë në vendin e tij të lindjes në Negrovc të Drenasit.

Ndonëse është pronë e trashëguar dhe e përbashkët me tetë vëllezërit e tij, kjo pronë kapë shumën prej 600 mijë eurove, por që në pronësi të Jakup Krasniqit është pjesa që i ka takuar nga ndarja me vëllezërit, e vlerësuar me 75 mijë eurove.

Të hyrat

Jakup Krasniqi ka deklaruar se nga paga e deputetit në vitin 2015 ka marrë të hyra vjetore prej 16,958 euro, dhe po ashtu edhe të bashkëshortes së tij e cila nga puna e noterisë merr 28,800 euro.

Të hyrat më të mëdha personale i kishte në kohën sa ushtronte detyrën e  kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 28,800 euro.

Kreditë

Nuk ka kredi

Vetura

Në vitin 2020 kishte deklaruar një veturë në vlerë prej 11 mijë e 500 euro të llojit Dacia, në pronësi të gruas së tij. Prej vitit 2011, për 5 vjet radhazi ai ka deklaruar se ka një veturë në pronësi të përbashkët të llojit Cheverlet, por që asnjëherë nuk e ka deklaruar vlerën e saj.

Kompanitë

Privatizimet

 

 

Fronti.org, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.