Lista Serbe mori mbi 300 mijë euro nga KQZ-ja
Lajme / 15 Mars, 2024
admin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2023. Lëvizja Vetëvendosje është e para me më shumti të hyra nga të gjitha partitë parlamentare në vend.

Por, nga buxheti para ka marrë edhe Lista Serbe që deri në shtator të këtij viti kishte për nënkryetar terroristin Milan Radojqiq që qëndroi prapa sulmit në Banjskë, ku vdiq një polic i Kosovës.

Në bazë të këtij raporti del se Lista Serbe ka të ardhura buxhetore prej 315 mijë euro.

Ndërsa nga kampanjat ka të ardhura prej 1 mijë e 900 euro.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë.

Në sulmin terroristë të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur polici tjetër Alban Rashiti.

Sulmi në Banjskë nxiti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Shperndaje: