Trusti i ka rreth 113 milionë € të lira
Ekonomi / 22 Dhjetor, 2022
admin

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës i ka grumbulluar deri më tani rreth 2.23 miliardë euro nga kontributet pensionale, ku shumicën prej tyre i ka investuar jashtë vendit.

Sipas buletinit tre mujor (korrik, gusht, shtator 2022) të Trustit, mbi 1.55 miliardë euro nga kontributet pensionale janë të investuara jashtë Kosovës, përderisa rreth 650 milionë euro janë të investuara në Kosovë. Në anën tjetër, shuma e mjeteve të painvestuara (që mbahen në BQK) ka arritur në rreth 113 milionë euro, raporton Front Online.

 

No description available.

Numri i përgjithshëm i llogarive aktive në Trust në fund të shtatorit ka qene 405 mijë, përderisa mbi 60 milionë euro i ka grumbulluar ky institucion vetëm gjatë periudhës korrik-shtator 2022, raporton Front Online.

Ndërsa rreth 14.5 milionë euro janë tërhequr nga Trustit gjatë periudhës korrik-shtator 2022 nga qytetarët që janë pensionuar, ku numri i përgjithshëm i këtyre të fundit për tre muaj ka qenë 1577.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit pritet të votojnë së shpejti për tërheqjen e deri 30% të kontributeve pensionale nga qytetarët, pas një peticioni prej 17 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Kundër kësaj iniciative janë deputetët e VV-së, përderisa opozita është që t’i lejohet qytetarëve të Kosovë të tërhiqet një përqindje e caktuar e mjeteve nga Trusti, sidomos pas ngritjes së madhe të çmimeve në vend, ku, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, inflacioni mesatar sivjet ka qenë 11.2%./Front Online/

Shperndaje: