Zyra e presidentes Osmani po kërkon me qera 15 vetura superluksoze, ja pse po i duhen
Lajme / 4 Mars, 2024
admin

Zyra e presidentes së vendit për të realizuar sa më mirë Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka hapur një tender për marrje me qira të veturave të klasës VIP.

Sipas dosjes së tenderit, Zyra e prokurimit e presidentes Vjosa Osmani, po i kërkon 3 vetura të klasës VIP, 5 makina të klasës SUV (Hibrid), 5 makina të klasës ekonomike me shoferë që flasin gjuhën angleze dhe 2 minibusë me së paku 7 sedilje, po ashtu me shoferë që flasin gjuhën angleze.
Vlera që Presidenca e ka paraparë për këtë shërbim, do t’i kushtojë 6 mijë e 300 euro.

Shperndaje: