50 mijë vizita në Klinikën e Onkologjisë, 2 mijë raste të reja me kancer gjatë këtij viti
Shëndetësi / 29 Dhjetor, 2023
admin

50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët, nga muaji janar i vitit 2023, deri më tani, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kurse sipas regjistrit të klinikës, ka pasur 2 mijë raste të reja me kancer.

Në Repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale.

Në repartin e Radioterapisë janë ofruar 31 mijë shërbime ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë.

Në këtë klinikë poashtu, janë ofruar 2 shërbime të Brakiterapisë, disa prej aplikimeve te brakiterapisë,anë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka realizuar rreth 11mijë shërbime përgjatë vitit 2023.

Gjithashtu në klinikë janë realizuar rreth 600 seanca të të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë.

Në klinikë kanë qenë të shtrirë, 820 pacientë.

 

Aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ShSKUK, po zbatohet projekti për rinovim të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë.

Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike.

Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje.

Shperndaje: