Pasuria e Përparim Ramës: Banesa, rezidencë, Tesla dhe koleksion pikturash
Lajme / 22 Prill, 2024
admin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se është aksionar në tri kompani.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se është pronar i tri banesave, një rezidence dhe një objekti afarist.

Ai po ashtu ka thënë se posedon një veturë Tesla si dhe koleksion pikturash prej 4 milionë euro, të trashëguara.

Rama po ashtu zotëron aksione në disa shoqëri aksionare.

Kryetari i Prishtinës po raportuar për kursimet. Ai po ashtu ka deklaruar detyrime milionëshe në bankë.

Shperndaje: