Komuna e Podujevës shpërblen me tender 413 mijë euro kompaninë “Apetit” (dokument)
Lajme / 24 Prill, 2024
admin

Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro kompaninë “Apetit”, e cila para disa ditësh në një emision investigimi të mediave në Shqipëri është denoncuar duke shitur ne tregun shqiptar mish Brazili, por i njëjti atje iu është shitur kompanive shqiptare si mish i freskët Kosove, raporton Front Online.

Në dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se ketë tender kjo kompani e ka fituar për furnizim me 154 mëshqerra, e ku në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del se vlera mesatare e një mëshqerre të blerë nga komuna është rreth 2700 euro.

Madje për ta shpërblyer me tender kompaninë “Apetit”, komuna e Podujevës ka tejkaluar edhe buxhetin e paraparë për këtë proces prokurimi që ka qenë 385 mijë euro, raporton Front Online.

Kriteret sipas dosjes së tenderit

Mëshqerra të racës ” (kuq e bardh), me veti të kombinuara (qumësht – mish) dhe të ardhura nga importi ( BE).

Mëshqerrat duhet të jenë të identifikuara kjartë dhe të kenë shenja nacionale identifikuese të aprovuara nga BE-ja, nga vendi i prejardhjes. Me prejardhje (pedigre) për dy gjenarata para lindjes me karakteristikat e tyre prodhuese me çertifikatat e lindjes.

Mosha e mëshqerrave të jetë prej 24-30 muaj, nga momenti i shpërndarjes.

Masa trupore të jetë 500-550kg.

Karantinimi sipas ligjeve në fuqi, lejen (licencat) për importim të kafshëve, çertifikatën e gjendjes shëndetësore (sipas ligjeve të Republikës së Kosovës).

Të gjitha mëshqerrat duhet të jenë barrëse 5 deri 7 muaj.

Prodhimtaria e qumështit:  4500l në laktacionin e pare, mbi 5000l në laktacionin e dytë.

Të jenë të lira nga sëmundjet dhe deformime të ndryshme.

Të bëjë analizat e nevojshme deri sa mëshqerrat janë në karantinë (analizat e parapara nga AUV).

Secila mëshqerrë duhet të jetë e shënuar në librin amë, të posedoj pedigre zyrtare (origjinale) dhe çertifikatën e performances të cilat duhet ti ofrohen blerësit.

Të bëjë transportin deri në fshatrat e Komunës së Podujevës të përfshira në projekt.

Të garantoj që deri në fshatrat, mëshqerrat të arrijnë të shëndosha dhe ti plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në kontratë.

Nëse mbrenda 60 ditëve pas pranimit të mëshqerrës nga fermeri, vërtetohet që mëshqerra nuk është barrëse ose barrsmëria e saj ka qenë nën 5 muaj, apo nëse mëshqerra ka implikacion shëndetësor (ngordh), shitësi duhet ta zëvendësoj atë për një afat prej 14 ditësh (2 jave).

Në kuadër të çmimit të përfshihen: karantinimi, transporti dhe bartja deri në vendin e destinacionit. / Front Online /

Shperndaje: