Ministria e Liburn Aliut shpall tender 105 mijë euro për punësim të 10 eksperteve
Lajme / 12 Janar, 2024
admin

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një tenderi synon të punësoj ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës, e ku vlera e këtij tenderi është hiç më pakë se 105 mijë euro, raporton Front Online.

Sipas njoftimit të publikuar thuhet se qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si dhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike.

Përmes këtij tenderi ministria synon të punësoj: një profesionist për fushën dhe politikave të banimit, 3 arkitektë për përgatitjen teknike të projekteve për banim të përballueshëm, dy profesionist i Fushës për ndërtimtari, 2 pozita Profesionist i Fushës për Ekonomi, 2 pozita Profesionist i Fushës për juridik, raporton Front Online.

Më tutje në njoftimin e publikuar thuhet se oferta në aspekt teknik do të potentohet maksimum me 70 pikë, deri sa në aspektin financiar 30 pikë

Hapja e ofertave do të behët më 30 janar të këtij viti në objektet e Ministrisë / Front Online /

Shperndaje: