Arrijnë në 6 miliardë depozitat e kosovarëve në banka
Ekonomi / 26 Mars, 2024
admin

Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore.

Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin shkurt të 2024-ës, derisa theksohet se rritja është prej 12.3 milionë euro, ose 0.2 përqind, krahasuar me muajin paraprak.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, thuhet në raport.

Për muajin e njëjtë, vlera e kredive bruto ka qenë 4.95 miliardë.

Shperndaje: