ATK grumbullon afro 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024 krahasuar me janar 2019
Ekonomi / 14 Shkurt, 2024
admin
Bazuar në krahasimin e të hyrave tatimore dhe numrit të tatimpaguesve për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, i bie që Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të grumbullojë mbi 52.3 milionë euro më shumë në janarin e vitit 2024, krahasuar me atë të vitit 2019.
Rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, apo 28%, pra duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues. Kjo tregon se ka më shumë biznese aktive që po paguajnë tatim, pra zgjerim i bazës tatimore.
Rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve.
May be an image of text
All reactions:

1

Shperndaje: