E kishte prerë gati krejt krahun me xham, kryhet me sukses operacioni i 36-vjeçarit në QKUK
Shëndetësi / 25 Korrik, 2023
admin

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në sallën operative të Klinikës Emergjente të QKUK’së, para disa ditësh është kryer me sukses të plotë edhe një operacion shumë i rrallë dhe i ndjeshëm.

Bëhet fjalë për rastin e një 36-vjeçari, i cili e kishte prerë pothuajse komplet krahun e djathtë gjatë një aksidenti me xham në shtëpi.

“Mjekët kirurgë, me punë ekipore, (ekipa e Kirugjisë Vaskulare që e udhëheqi operimin, e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive dhe ekipa e Neurokirurgjisë), bashkë me Anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë kryer operimin te një pacient i moshës 36 vjeç, duke i realizuar dy bypasse (urëzime), në pjesën e mesme të arteries brahiale dhe venës basilica të djathtë, (arterie kryesore që ushqen dorën me gjak dhe vena sipërfaqsore, e cila e kthen gjakun në zemër).

Si graft për rekostrukcion të enëve të lëndura, ekipa përdori venën sipërfaqësore të këmbës së djathtë; (Vena saphena magna). Po ashtu ekipa operative, kishte përkujdesur dy venat brahiale dhe kishte bërë hemostazë korrekte. Ekipa e Neurokirurgjisë e bëri qepjen e nervit të dorës, ndërsa ekipa e Kirurgjisë Plastike, bëri qepjen e muskujve dhe të tendinave”, thuhet në njoftim.

Ai është liruar për në shtëpi pas gjashtë ditësh hospitalizimi.
Shperndaje: