`Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në Gjilan me vlerë 2.4 milionë euro
Lajme / 27 Mars, 2024
admin

Kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan.

Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro, njoftojnë nga kjo Komunë.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër nisjen e punimeve.

“Projektet nga prezantimi 7 javë – 7 projekte, po marrin jetë”, tha Hyseni.

I pari i komunës shtoi se pas sezonit dimëror, tash janë krijuar kushtet për vazhdim të punimeve dhe se ky projekt është njëri nga rrugët më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për hyrje-dalje nga Gjilani.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, tha Hyseni.

Punimet pritet të përfundohen brenda vitit 2024!

Ky projekt me bashkëfinancim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ishte prezantuar me 22 janar të këtij viti, në kuadër të projekteve me moton “7 javë – 7 projekte”, derisa gurthemeli ishte vënë me 1 dhjetor.

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në Gjilan me vlerë 2.4 milionë euro. Në foto kryetari i komunës, Alban Hyseni
Shperndaje: