Guvernatori i BQK-së: Në Bruksel nuk kemi negociuar asgjë, e them me përgjegjësinë e plotë
Ekonomi / 13 Mars, 2024
admin

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka raportuar për takimin në Bruksel para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ai ka thënë se ekipi i Bankës Qendrore të Kosovës në takim ka qenë vetëm që të flasë për Rregulloren e këtij institucioni financiar.

Ismaili ka shtuar se nuk kanë shkuar aty në mandat të negociatorit.

“Nuk mendoj se i kemi sjellë Kosovës ndonjë dëm me këtë, por asnjë dobi megjithëse ndonjëherë po duket e rrugës që me i shpjeguar këtu, nuk ka ndryshuar asnjë nga ajo ditë as sot e as nesër, nuk varet nga ne pranimi i fondeve varet nga dikush tjetër, të dërgohen mjete si deri tani që janë dërguar kjo është e pamundshme dhe nuk ka vend kund në botë e për këtë ka konsensus të plotë edhe nga vet partnerët ndërkombëtarë”.

“Me ndershmërinë dhe përgjegjësinë më të madhe publike nuk ka kurrë diçka që mundet të ndodhë e kundërligjshme e as më tepër informim i panevojshëm, nuk mundet, nuk është platforma e diskutimeve, ne nuk e kemi diskutuar Rregulloren tonë me akterët këtu brenda e le më po e negociojmë me palë të jashtme”.

“Kjo që po e them nuk është ligjëratë, është bindje e plotë dhe e vërteta unë kam qenë vet pjesëmarrës i të vërtetës, le të dalë dikush dhe të thotë se kemi negociuar diçka, dhe është hapur një temë, një nen i rregullores unë e mbaj përgjegjësinë”, ka thënë Ismaili.

Shperndaje: