Historia e errët mbrapa kompanisë që Sveçla e shpërbleu me tender 15 milionë euro
Prokurim / 7 Prill, 2023
admin

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka kontraktuar rreth 15 milionë euro për furnizim me disa licensa të Microsoft-it.

Kaq është pesha e tenderit që ajo i dha kompanisë shqiptare, Infosoft system, e cila ka për obligim t`ia sjell ato për IRK dhe Edukim.

Kjo kompani figuron e regjistruar si kompani në Kosovë që prej 2014-s. Megjithatë, selia e saj kryesore ndodhet në Tiranë, sipas informatave në internet.

Infosoft system udhëhiqet nga Ajri Shej, që ka 52.5 % të aksioneve dhe Invesment Joti Infosoft, me pronar Grigor Joti, që zotëron 47.5 % të tyre.

Historia e errët

Mbrapa aksionarit të kompanisë, Grigor Joti, që ministri Xhelal Sveçla i dha tender milionësh, ekziston një histori e errët pikërisht në fushën e prokurimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) kishte ngritur kallëzim penal në vitin 2022 ndaj Grigor Jotit.

Aty thuhej se Grigor Joti ka përvetësuar 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH e shitjes së cigareve.

Këto fatura, janë lëshuar nga dy bizneset fantazma “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION ” të Grigor Jotit.

Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Roland Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse.

Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho” e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit të tatimeve, rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH, raportojnë mediet shqiptare.

Joti i shpëtoi në mënyrë të pakuptueshme kallëzimit të KLSH-së për falsifikim faturash.

Gjykata e Tiranës nuk e çoi rastin në Dhomë Penale për fillim procedure gjykimi.

Front Online ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për tenderin që i dha kësaj kompanie mbi të cilën ekziston një histori e errët, por kanë munguar përgjigjet gjatë së mërkurës.

Telefonin nuk e kanë hapur as nga Zyra e Prokurimit në MPB.

Ndërkohë, biznesmeni Joti aksionet e firmës Infosoft ia ka kaluar Frederik Prodanit dhe Gëzim Dobit.

Kjo lëvizje, sipas mediave shqiptare, bëhet për të fshehur gjurmët.

Gjithsesi në dokumentet e QKB-së, ai vazhdon të jetë anëtar bordi në këtë firmë. Kjo do të thotë se Joti është drejtuesi dhe mbikëqyrësi kryesor i këtyre operacioneve financiare.

E-Albania mezi punon, AKSHI “dënd” Grigor Jotin dhe Ilir Beqajn me 700 milionë për mirëmbajtje

Drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, kishte vendosur që të japë gati 700 milionë lekë të tjera nëpërmjet një tenderi për mirëmbajtjen e 209 shërbimeve të E-Albanias.

Këto para, siç raportonin mediat në Shqipëri, i arkëtuan dy personat që kanë marrë më shumë tendera nga të gjithë nga ky institucion, përkatësisht Grigor Joti i INFOSOFT dhe kompania e lidhur me Ilir Beqajn. Bëhet fjalë më konkretisht për tenderin me numër reference REF-22761-03-23-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtja e 209 shërbimeve elektronike në portalin e-Albania”.

Fondi limit i tij është 61,380,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 730 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Pjesëmarrja në tender ka qenë e cunguar pasi kanë konkuruar vetëm 2 pjesëmarrës. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” + “IkubINFO” + “Intech +” për vlerën prej 57,241,320 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH sipas joq. Për këtë tender shikohet se është ndjekur një procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar. Ndërkaq vlera fituese rezulton të jetë sa 93% e vlerës së fondit limit. Gjithë këto para do të paguhen nga Grigor Joti dhe firmës “Intech +” themelues i së cilës ka qenë Ilir Beqaj, për mirëmbajtjen e softëareve të teknologjisë së informacionit. Pra ndonëse e-Albania mezi punon, 700 milionë lekë të tjera do të përfundojnë në xhepat e këtyre personave për mirëmbajtje.

Tenderi sekret/ Ministri Sveçla jep kontratë një burimore rreth 15 milionë €

 

Shperndaje: