Institucionet mikrofinanciare në Kosovë fituan mbi 17 milionë euro
Ekonomi / 13 Shkurt, 2024
admin

Fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare në Kosovë vitin e kaluar ka qenë 17.1 milionë euro, gjithë kjo falë kamatave astronomike në kredi që japin për klientët, raporton Front Online.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare është 19.1%, mbi 300 % më të larta se tek bankat komerciale.

Në Kosovë operojnë 23 institucione mikrofinanciare, shumica prej tyre me pronësi të huaj dhe kanë të punësuar 1465 punëtorë. /Front Online/

 

Shperndaje: