Ish-kryenegociatori Arifi: Qeveria ‘Kurti’ po e fsheh përpara qytetarit degradimin e marrëdhënieve me aleatët
Lajme / 12 Mars, 2024
admin

Javën e kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajçak pati deklaruar se ndër temat më kryesore që janë biseduar ka qenë ajo e dinarit dhe zbatimi i marrëveshjes bazike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë kësaj jave pritët të ketë vizitë në Kosovë edhe nga i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe çështja e dinarit pritën të jenë tema kryesore, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Ish-kryenegociatorit për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi thotë se nuk do të jenë vetëm këto dy tema në takimet e Escobarit.

Arifi tha për Front Online se raportet mes Kosovës, BE-së dhe SHBA-së do të jenë temat kryesore.

Sipas Arifit, Qeveria ‘Kurti’ po i fshihet përpara qytetarit degradimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtar.

“Unë besoj se jo vetëm dy temat por të gjitha temat e dialogut dhe raportet e Kosovës me BE/SHBA në këto tema janë në kolaps të plotë. Vizitat e Lajçak dhe Escobar janë më tepër për të dal nga qorrsokaku sesa për të pas ndonjë sukses eventual. Qeveria e Kosovës është duke i fshehur përpara qytetarit të Kosovës, paktën deri më sot, shumë mirë degradimin e marrëdhënieve me aleatët e posaçërisht me SHBA”, u shpreh Arifi.

Arifi: Kurti nuk dëshiroi marrëveshje sepse çdo lloj marrëveshje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet  partiake të VV-së

Si se e sheh mbarëvajtjen e dialogut Kosovë-Serbi, për Front Online është prononcuar ish-kryenegociatori, Avni Arifi.

Arifi tha se si duket marrëveshje para zgjedhjeve në BE dhe SHBA nuk do të ketë e për këtë po krenohen Kurti e Vuçiqi.

Ai thotë se Vuçiq nuk bëri marrëveshje me shpresë që fiton Trup dhe realizon aspiratat hegjemoniste serbe në Kosovë.

“Edhe Vuçiqi edhe Kurti mbase për motive të ndryshme mund të krenohen se si duket ja dolën që të mos ketë marrëveshje para zgjedhjeve në BE dhe SHBA. Vuçiqi nuk ka dashtë marrëveshje me shpresë se këtë vit në zgjedhjet në BE do të fitojnë partitë e ekstremit të djathtë, se në SHBA do të fitoj Trump dhe sipas tyre pas paqes pro Ruse në Ukrainë që do të bënte Trump me Putin (gjithnjë sipas tyre) do të jetë shumë më lehtë që të realizon aspiratat hegjemoniste Serbe në Kosovë”, tha Arifi për Front Online.

Ndërsa për kryeministrin Kurti ka tjetër mendim.

Arifi thotë se Kurti nuk dëshiroi marrëveshje sepse çdo lloj marrëveshje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet  partiake të VV-së.

“Kurti nuk dëshiroi marrëveshje sepse çdo lloj marrëveshje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe premtimet  partiake të VV. Gjithnjë sipas tyre kjo do të nënkuptonte edhe krijim asociacioni dhe për të me krijimin e asociacionit do të i humbte zgjedhjet në Kosovë”, thotë Arifi.

Ish-kryenegociatori Arifi: Raportet e Kosovës me BE-në dhe ShBA-në dhe raportet e Serbisë nuk janë të një tavoline të përbashkët

Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi ka komentuar raportet mes Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së.

Ai deklaroi për Front Online se BE-SHBA kanë raporte të ndryshme mes dy palëve.

Tutje, Arifi tha se Kosova është marrë më shumë me raportet e Serbisë kundrejt ndërkombëtarëve se sa ato tonat.

“Raportet Kosovë /BE-ShBA dhe raportet Serbi/BE-SHBA nuk janë të një tavoline të përbashkët. Dallojnë qëllimet, dallojnë interesat gjeostrategjike dhe dallojnë mundësit që të ndërmerren veprime sipas kutit tonë. Ne më shumë jemi marrë me raportet e Serbisë me ta se sa me raportet tona me ta e raportet tona janë shumë të këqija”, deklaroi Arifi.

Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024, sipas njoftimit.

“Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e synojnë integrimin Euroatlantik dhe një bashkëpunim më të thellë rajonal”, tha Departamenti i Shtetit./Front Online/

Shperndaje: