Kryetari i Naftëtarëve: Kemi bërë ankesë për vendimin e MINT-it, kërkojmë treg të lirë të naftës
Ekonomi / 6 Mars, 2024
admin

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim të martën për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtësi të produkteve të naftës.

Sipas MINT, vendimi ka për qëllim mbrojtën e konsumatorit dhe konkurrencës.

Marzha  tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 euro centë për litër.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar shoqata e Naftëtarëve.

Fadil Berjani, kryetari i kësaj shoqate tha për Front Online se nuk e pranojnë këtë vendim.

Ai thotë se kanë bërë ankesë.

“Ne kemi bërë ankesë për këtë vendim dhe presim të kemi një takim”, thotë Berjani.

Duhet të jetë treg i lirë e i hapur çështja e naftës, thotë Berjani.

Berjani tha se me abuzimin e çmimeve te disa karburanteve duhet Qeveria të veprojë.

“Jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti karburante. Ne kërkojmë që të jetë treg i lirë dhe i hapur. Në qoftëse dikush abuzon me çmime, Qeveria duhet të merr masa”, deklaroi Berjani.

MINT ka njoftuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore.

“Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.

Shperndaje: