Mbyllen përkohësisht sallat operative në Neurokirurgji, shkak dëmtimi i gypit të ujit
Shëndetësi / 1 Dhjetor, 2023
admin

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës, njofton se gjatë renovimit të sallave të Klinikës së Neurokirurgjisë, dyshohet të jetë dëmtuar një gyp i ujit dhe për shkaqe të sigurisë së aparaturës, rrjedhimisht dhe sigurisë së shëndetit të pacientëve, është pezulluar përkohësisht programi i planifikuar operativ jo emergjent, vetëm në këto salla.

“Për rastet emergjente gjithçka është e siguruar. Ato po operohen në kuadër të Klinikës Emergjente. Ndërsa në rast nevoje janë gati për funksionalizim edhe sallat alternative në klinikat e tjera. Janë marrë masat adekuate që situata të tejkalohet pa vonesa të mëdha. Lutemi për mirëkuptimin e të gjithë palëve”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Shperndaje: