Ministria e Ekonomisë e shpenzoi veç 11% të buxhetit, Qeveria “Kurti” përmbylli keq vitin 2023 me investime kapitale (Raporti)
Ekonomi / 3 Prill, 2024
admin

Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, të siguruar nga portali “FrontOnline”, asnjë ministri e Qeverisë “Kurti” nuk ka arritur ta shpenzoj 100% të buxhetit për investime kapitale. Madje, shumica prej tyre kanë ngelur nën kuotën e 50%, duke mbetur miliona euro  sufucit buxhetor.

Për me keq, dështimin më të madh me investime kapitale e kanë dikasteret qeveritare që merren me zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë këtu Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Financave, Ministria e Shëndetësisë, etj, raporton Front Online.

Ministria e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka shpenzuar vetëm 44% të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka shpenzuar 52% të buxhetit. Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia ka shpenzuar 51% të buxhetit për Investime kapitale, Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku ka shpenzuar 54% të buxhetit, Ministria e Kthimit që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, ka shpenzuar veç 42% të buxhetit të planifikuar për Investime kapitale.

Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar 51% të buxhetit për investime kapitale, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka shpenzuar 63% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpenzuar 64% të buxhetit për investime kapitale, raporton Front Online.

Sipas raportit të siguruar nga Front Online, nga niveli qendror më së miri me shpenzime kapitale është zyra e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka shpenzuar 99% të buxhetit për investime kapitale dhe Ministria e Punëve të Jashtme me 93 % të buxhetit të shpenzuar.

Shperndaje: