Telekomi i jep tender 15 milionësh kompanisë nga Kroacia (Dokument)
Ekonomi / 11 Janar, 2024
admin

Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online.

Në njoftimin e publikuar thuhet se tenderi ka të bëjë me blerjen e stacioneve bazë (SB) shtesë për modernizim të rrjetit radio për lokacionet që aktualisht mbulohen nga SB-të që janë End-of-Life dhe End-of-Support.

“Duke qene jashtë përkrahjes nga prodhuesi si dhe jashtë ciklit jetësor teknologjik, këto pajisje nuk mund të behën upgrade dhe nuk mund të përdoren me. Shërbimet mobile të ofruara nga këto pajisje janë ne rrezik nëse nuk behet nderimi i tyre sa me shpejtë” thuhet në njoftim, raporton Front Online.

Më tutje në njoftim thuhet se kontrata mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë nga Kroacia do të behët me 15 janar të këtij viti.

Shperndaje: