Përparim Rama, kryetari që dështoi keq me investime kapitale (Raporti)
Ekonomi / 3 Prill, 2024
admin

Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në fund të listës sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitalë gjatë vitit 2023.

Bazuar në dokumentet e siguruara nga Front Online shihet se komuna e Prishtinës gjatë vitit që lamë pas për investime kapitale ka shpenzuar vetëm 42 % të buxhetit që ka pasur në dispozicion, deri sa komuna e Fushë Kosovës ka shpenzuar 41 % të buxhetit të dedikuar për investime kapitale, raporton Front Online.

Me realizim të buxhetit për investime kapitale qëndrojnë keq edhe tre komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok ku gjatë vitit që lamë pas asnjë cent nuk e kanë shpenzuar për investime kapitale.

Jo mirë me shpenzim të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2023 nuk qëndron as komuna e Gjilanit e cila ka shpenzuar vetëm 79 %, komuna e Hani Elezit me  72 %, Kamenicës me 75 %, Mitrovicës më 76 %, Junikut me 77 % si dhe Prizreni me 78 %, raporton Front Online.

Obiliqi kampion

Prej komunave Shqiptare komuna e Obiliqit është kampion sa i përket shpenzimit të buxhetit për investime kapitale, ku gjatë vitit që lamë pas sipas dokumenteve të siguruara nga Fron Online shihet se e ka shpenzuar 100 %. Po ashtu buxhetin prej 100 % për qind për investime kapitale e ka shpenzuar edhe komuna e Mitrovicës veriore si dhe komuna e Parteshit, raporton Front Online.

Komuna e Ferizajt, ajo e Rahovecit dhe Malishevës sipas të dhënave të siguruar shihet se gjatë vitit që lamë pas kanë realizuar 99 % të buxhetit të paraparë për investime kapitale. Komuna e Skenderajt me 96 % të buxhetit të realizuar për investime kapitale është e shtata në listë, deri sa Peja me 95 % të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale është në vendin e tetë në listën e siguruar nga Front Online.

Me shpenzim të buxhetit për investime kapitale qëndron  mirë edhe komuna e Mamushës me 95 %, komuna e Deçanit me 95 %, komuna e Vitisë me 94%, komuna e Shtimjes me 91 %, si dhe komunat e Drenasit, Istogut dhe Vushtrrisë me nga 90 %.

Shperndaje: