Policia e Kosovës “armatoset” me 50 vetura të reja në vlerë prej 1,6 milionë euro
Lajme / 20 Shtator, 2023
admin

Pesëdhjetë “Shkoda” të reja i janë shtuar flotës së veturave të Policisë së Kosovës, të cilat kapin vlerën e përgjithshme prej rreth 1.6 milionë euro. Veturat janë blerë nëpërmjet Agjencisë Qendrore e Prokurimit (AQP), raporton portali “FrontOnline”

Në kontratën e siguruar nga portali “Front Online” shihet se vlera e një veture të blerë nga Policia e Kosovës është 31 mijë e 795 euro, deri sa ky tender milionësh iu është dhënë kompanisë “Porshe Kosova”.

Më tutje në kontratën e nënshkruar thuhet se aplikimi i kësaj kontratë fillon nga 8 shtatori 2023 në kohëzgjatje prej një viti.

Gjithnjë sipas kontratës së nënshkruar thuhet se koha e arritjes në Kosovë të këtyre veturave është 100 ditë pas porosisë, deri sa furnizuesi duhet të ofroj garanci 24 muaj, ose 100 mijë kilometra.

Sipas kontratës së nënshkruar kompania “Porshe Kosova” obligohet që secilës veturë t’ia vendos sirenën dhe dritën sinjalizuese, deri furnizimin me këto pajisje me kontratë të veçantë do ta bëje Policia e Kosovës.

Përndryshe, në vitet e kaluara pjesa dërmuese e Institucioneve të Kosovës kanë shfrytëzuar vetura me qira të ofruara nga kompania “Auto Mita”, por para pak kohësh Agjencia Qendrore e Prokurimit kësaj kompanie ia ka vazhduar kontratën e qiradhënies se veturave vetën për dy muaj, deri sa ka realizuar tenderin për blerje të veturave, e jo qiramarrjes siç ka qenë deri më tash./FrontOnline/

 

Shperndaje: