Rivzanolli e viziton KEK-un, zv/kryeshefi thotë se gjatë dimrit prodhimi vendor do të jetë në nivel
Energji / 15 Nëntor, 2023
admin

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në njoftim thuhet se zv/kryeshefi Përparim Kabashi e ka informuar ministren Rizvanolli për gjendjen aktuale, “rezultatetet e arritura dhe sfidat”.

“Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), respektivisht Termocentralin Kosova B, e ka vizituar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli me bashkëpunëtor të cilët janë mirëpritur nga zv. Kryeshefi Ekzekutiv, Përparim Kabashi, Kryesuesi i Bordit Arton Ahmeti dhe menaxhmenti i KEK-sh.a. z. Kabashi ka njoftuar ministren Rizvanolli për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për implementimin me sukses të projekteve kapitale, si ai i Dilatimeve në Kaldatë e njësive B1 dhe B2 që njëherësh kanë qenë parakusht për implementimin e projektit të Elektro-Filtrave dhe pajisjeve për zvogëlimin e DeNOx-it, si dhe projekti i ndërrimit të zbarrave të Gjeneratorit në njësinë B1 i cili gjithashtu ka përfunduar me sukses.”

KEK thotë se në dy njësitë e termocentralit Ksova B janë kryer një sërë riparimesh.

“Përveç projekteve kapitale, në dy njësitë e termocentralit Kosova B janë kryer edhe një sërë riparimesh të tjera, të cilat ishin planifikuar gjatë remonteve të rregullta vjetore të cilat kanë ndikuar në ngritjen e sigurisë se operimit.”

Poashtu, Kabashi e ka njoftuar Rizvanollin se “remontet dhe revizionet e rregullta vjetore janë realizuar me sukses edhe në njësitë A3 dhe A5 të termocentralit Kosova A, ndërsa në njësinë A4 është duke u realizuar remonti i rregulltë vjetor konform dinamikës së planifikuar dhe pritet të rikthehet në operim në fillim të muajit dhjetor”.

Kabashi ka thënë se Divizoni i Prodhimit të Qymyrit ka siguruar rezerva të mjaftueshme të qymyrit, duke shtuar se “nuk ka mëdyshje që furnizimi nga prodhimi vendor do të jetë në nivel edhe gjatë sezonit dimëror.”

“z. Kabashi ka njoftuar se edhe Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) ka siguruar rezerva të mjaftueshme të lëndës së pare (qymyrit). Prandaj, duke u bazuar në të gjitha përgatitjet e bëra në tri divizionet e prodhimit, nuk ka mëdyshje që furnizimi nga prodhimi vendor do të jetë në nivel edhe gjatë sezonit dimëror.”

Shperndaje: