Rritet numri i pensionistëve dhe skema financiare për fëmijë me aftësi të kufizuara
Ekonomi / 26 Mars, 2024
admin

Janë rritur skemat për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara në shkurt 2024, krahasuar me shkurt 2023.

Sipas të dhënave të ASK-së,  në muajin shkurt 2024, nga skema për përkrahje financiare familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 463, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishte 2 869 përfitues, vërehet një rritje prej 20,7%.

Ndërsa të dhënat tregojn se ka rënie të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin shkurt 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-19,0%); skema për pensionet e Trepçës (-17,9%); skema e ndihmës sociale (-10,2%) skema për pensionet familjare (-7,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,4%).”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa raporti nxjerrë në pah se ka rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

“Në muajin shkurt  2024, krahasuar me muajin shkurt 2023, kishte rritje të numrit të përfituesve nga: Pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike (16,5%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (11,4%);  skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,1%); skema e kompensimeve për personat e verbër (7,8%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,1%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,7%); skema e pensioneve kontribut – paguese të moshës (4,5%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); skema për veteranët e luftës (0,4%)”, thuhet në raport.

 

 

 

Shperndaje: