Rryma në veri/ Kosova pagoi 4.5 milionë euro vetëm në muajin janar
Ekonomi / 27 Prill, 2023
admin

Hiq më pak se 4.5 milionë euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit rryma e shpenzuar nga serbët e veriut për muajin janar të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur për Institutin për Hulumtime “Front”, nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT).

 “Vlera e humbjeve nga energjia e konsumuar dhe jo e paguar në pjesën veriore të Kosovës vetëm për periudhën janar 2023, llogaritet të jetë afër €4.5milion”, thonë nga KOSTT.

Qytetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e dy dekada./Instituti për Hulumtime “Front”/

Shperndaje: