Shërbimi Korrektues me kontratë gati 300 mijë euro për blerje të këpucëve e çizmeve për stafin
Prokurim / 12 Shtator, 2023
admin

Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka lidhur kontratë për blerjen e këpucëve dhe çizmeve për stafin në vlerë 258 mijë euro.

Këtë e ka bërë përmes një tenderi të cilin ia dha kompanisë Solid, raporton Front Online.

 

Tenderi u zhvillua me procedurë të hapur dhe garuan dy kompani.

Konsorciumi Bedrie Makiqi dhe Malbertex ofertoi me 310 mijë euro, raporton Front Online.

Kurse, Solid, në vlerë 258 mijë, duke u zgjedhur edhe fituese e kontrates, ku kriter kryesor ishte tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Aktiviteti i prokurimit ishte pezulluar njëherë pas kërkesës për shqyrtim të konsorciumit Bedrie Makiqi dhe Malbertex.

Kjo kishte ndodhur me datën 22 gusht të këtij viti.

Dokumentin e ka parë Front Online.

Kontrata mes palëve do të vlejë 3 vjet.

Vlera e parashikuar për këtë tender ishte 318,000.00 euro.

Shperndaje: