Skandaloze/Çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare më i ulëti që nga pandemia, KESCO i “masakron” konsumatorët në Kosovë (Dokument)
Ekonomi / 26 Dhjetor, 2023
admin

Për hiç më pak se 600 euro ka rënë çmimi i një megavati energji elektrike në tregjet ndërkombëtare krahasuar me dy vite më parë, përderisa konsumatorët kosovarë kanë pranuar fatura astronomike të energjisë elektrike në muajin dhjetor 2023, raporton portali Front Online.

Vetëm 21.16 € ka rënë sot çmimi i një megavati energji elektrike në bursën hungareze të energjisë, përderisa në të njëjtën më 21 dhjetor 2021 çmimi i një megavati kishte shkuar 626 €, një rënie për rreth 3000 % . Përkundër rënies drastike të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare në Kosovë po ndodhë e kundërta. Faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor që janë shpërndarë nga KESCO janë dyfishuar, me arsyetimin se po importohet sasi e madhe e energjisë elektrike, e cila realisht po blihet me çmim më të lirë se që është blerë para pandemisë, raporton Front Online.

 

Ankesa të shumta nga qytetarët janë drejtuar në drejtim të Kesco-s për faturat energjisë elektrike për muajin dhjetor. Ata po ankohen se faturat e tyre janë 100 për qind me të shtrenjta.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi ka thënë se 375 euro është fatura e rrymës që ka pranuar për muajin dhjetor teksa është shprehur i mllefosur

375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit. Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe analisti Astrit Gashi ka kërkuar që të hetohet KEDS për faturat e rrymës.

HETIM NDAJ KESCO PER FATURAT E RRYMES!Faturat jane ekstremisht te fryera. Ka shume mundesi qe kjo eshte bere pershkak te leximit te qellimshem mashtrues, si shembull duke bartur kilovat nga nje muaj nje tjetrin. Jo vetem ZRRE dhe Kuvendi por edhe Prokuroria e Kosoves duhet te nise urgjentisht nje hetim te KESCO, qe te zbardhet nese kishte mashtrim apo jo. Shteti i Kosoves duhet ti mbroje qytetaret, jo investitoret qe mund te bejne mashtrime.”, ka shkruar ai.

Po ashtu edhe politikanë të partive opozitare kanë reaguar për faturat e rrymës ku kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Përndryshe, në muajin prill të vitit 2023, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kishte miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat janë shtrenjtuar për 15.4 për qind.

Shperndaje: