Spitali i Vushtrrisë, mbi 250 mijë euro për pastrimin e hapësirave
Prokurim / 4 Janar, 2023
admin

Spitali i Vushtrrisë, Sheik Zayhed ka shpërblyer me kontratë në vlerë mbi 250 mijë euro grupin e operatorëve ekonomikë “Krasniqi e Beni”, raporton Front Online.

Konsorciumi u zgjodh fitues për të kryer pastrimin e hapësirave të brendshme dhe jashtme të këtij institucioni.

Grupi i operatorëve ekonomikë fitoi kontratën në mesin e pesë kompanive sa apikuan gjithsej.

“Krasniqi e Beni” ofertuan me një çmim prej 257 mijë eurove.

Më e lirë ishte oferta e Efa Deinstlestung 234 mijë euro dhe ajo e Lagunës, 248 mijë sosh, raporton Front Online.

Megjithatë, ato u eliminuan shkaku që sipas Spitalit të Vushtrrisë nuk ishin të përgjegjshme për këtë aktivitet prokurimi.

Ofertat e dy operatorëve tjerë pjesëmarrës ishin më të shtrenjta.

Spitali Sheikh Zayed ofron shërbime për popullatën e Vushtrrisë.

Në kuadër të tij janë të punësuar 127 punëtorë të profileve të ndryshme./Front Online/

Shperndaje: