Vitia: Po ndodh një keqkuptim me Projektligjin për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro
Lajme / 29 Shkurt, 2024
admin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është duke ndodhur një keqkuptim i madh dhe një debat i ekzagjeruar sa i përket Projektligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Ai ka thënë se ky ligj është i domosdoshëm pasi do të rregullojë mbikëqyrjen, ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e këtyre procedurave.

“Po ai është një keqkuptim i madh edhe një debat në një masë edhe i ekzagjeruar në këtë raport. Ka mungesë të informacioneve. Do të thotë ne po mundohemi që ta shtyjmë një ligj përpara i cili e rregullon edhe mbikëqyrjen edhe ligjshmërinë edhe sanksionimin e atyre që mund të kenë problem në realizmin e kësaj procedure. Që fatkeqësisht me udhëzimin administrativ aktual as njëra nga to nuk rregullohen”, ka Vitia.

Vitia ka bërë të ditur se Projektligji për shëndet riprodhues, u mundëson çifteve të mos harxhojnë mijëra euro, siç janë duke ndodhur në Kosovë e jashtë saj.

Gjithsesi na duhet ligji, nga leximi i parë kemi pranuar disa amendamente nga disa deputetët e pozitës e opozitës, natyrisht se disa i kemi vlerësuar dhe i kemi adaptuar për leximin e dytë. Mirëpo disa kërkesa që janë është problematike se i humb komplet edhe arsyeshmëria dhe gjithë atë që po mundohemi që ta bëjmë një ligj do t’u mundësonte shumë çifteve shumë grave në Kosovë që ta kenë një proces të mirë në sistemin publik e të mos harxhojnë më mijëra euro siç janë duke harxhuar sot si në Kosovë e jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe në lidhje me seancën e thirru për sot, ku tha se do të jap llogari para deputetëve për të gjitha punët që kanë bërë.

“Unë jam i lumtur që jam sot këtu për t’i dhënë të gjitha arsyet, për t’i dhënë të gjitha punët që i kemi kryer deri sot në raport me sigurimet shëndetësore. Dhe natyrisht si ministër i qeverisë së përgjegjshme unë jam këtu për të ju dhënë edhe llogari deputetëve dhe besoj që do të jetë një seancë ku do të kemi mundësin që të shpjegojmë në detaje të gjitha ato që kanë ndodhur më herët dhe ato që kanë ndodhur me sigurimet shëndetësore. Natyrisht se ka pasur (abuzime) përndryshe do t’i kishim sigurimet shëndetësore, d.m.th 20 vite pa sigurime shëndetësor”, u shpreh Vitia.

Shperndaje: